Miku i Peleshit dhe Blushit shkel çdo ligj, shkatërron zonën muzeale të Korçës!

Shqetësimit të një qytetari në Korçë për një krim urbanistik që ndodh në mes të qytetit dhe para të cilit heshtin të gjitha institucionet shtetërore, i ka dhënë zë sot vetëm ish-Kryeministri Sali Berisha.

Një urë ajrore që po ngre një nga biznesmenët e njohur të qytetit, Spiro Bardhi apo Ragami siç njihet, po i bën karshillën mijëra korçareve që nuk mund të ndryshojnë asgjë në pronat e tyre dhe gjithçka për të vetmen arsye, se ky biznesmen është i mbështetur nga krerët më të lartë të Qeverisë dhe klientët e tyre: Edi Rama, Niko Peleshi dhe Ben Blushi. 

“ Bosi famoz i Korçës, mbi ligjet! I mbrojtur nga treshja famëzezë Rama - Pej Leshi - Blushi, ndërton pa leje urë ajrore, u zë dritaret të tjerëve dhe asnjeri nuk çel gojën – denoncon Berisha dhe shfaq më poshtë, fotografitë e objektit.

“Ragami është mbi ligjin, sepse Shqipëria është narko-shtet! – thekson Berisha dhe vijon: " Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin Edvin Mafisë, Pej-Leshit të tij, ndaj bosit të Korçës dhe ftoj korçarët që të ndëshkojnë me votën e tyre, kupolën mafioze që po shkatërron me kthetrat e zeza, bukurinë e Korçës. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital,”nënvizon ish-Kryeministri.

"I nderuar zoti Berisha!

Në mes të Korçës po ndodh një krim. Në mes të ditës, në një nga zonat muzeale të qytetit po ndodh një masakër. Ragami i famshëm i Edi Ramës, i Niko Peleshit dhe Ben Blushit po ndërton pa leje një urë ajrore pa leje. Askush nuk e shikon, asnjë!

As Policia e rendit, as Policia bashkiake e Raqkës dhe as INUK. Qytetarët e lagjes 11, zonë muzeale, po ndryshuan qeramidhet (tjegullat), i fusin në burg. Nuk hap dot një dritare, nuk vendos dot një kangjellë.

Spiro Bardhi, Ragami i famshëm i Rilindjes ndërton urë ajrore që të lidhë hotelet dhe e gjitha pa leje e të gjithë heshtin, askush nuk flet për këtë krim urbanistik në Korçë. E kam çuar në shumë media, asnjë nuk e publikon. Flm."ar.sh/SYRI.NET