Krahasimi i ADN/ Javë vendimtare për misterin e zhdukjes së italianit Pecorelli

Kjo javë mund të jetë vendimtare për të kuptuar se çfarë fshihet pas zhdukjes së sipërmarrësit italian Davide Pecorelli.

Hetimet që po kryhen nga policia shqiptare dhe ajo italiane po përparojnë, ndonëse ka divergjenca për sa i përket shkakut të vdekjes.

Për policinë shqiptare, bëhet fjalë për vdekje aksidentale, ndërkohë që policia e Perugias nuk i përjashton pistat e tjera, përfshirë edhe vdekjen e dhunshme.

Sot gjurmët e ADN-së të gjetura në makinën e italianit e të analizuara në Tiranë do të dërgohen në Itali për t’u krahasuar me ADN-në e vëllait të Davides, Antonio.

Vetëm kështu mund të mësohet me siguri të plotë që pjesët e gjetura në makinë janë të sipërmarrësit.