Gjermania dënon fuqishëm grushtin e shtetit në Mianmar

Gjermania dënoi grushtin e shtetin ushtarak në Mianmar "në termat më të fuqishëm të mundshëm" dhe bëri thirrje për lirim të menjëhershëm të liderëve të zgjedhur në mënyrë demokratike.

"Dënoj në termat më të fuqishëm të mundshëm marrjen e pushtetit nga ushtria në Mianmar dhe arrestimet që pasuan", tha sot në një deklaratë ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas.

"I bëj thirrje ushtrisë që të lirojë menjëherë anëtarët e arrestuar të qeverisë dhe parlamentit, duke përfshirë presidentin Ëin Myint dhe këshilltaren e shtetit Aung San Suu Kyi, të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të lejojë punën e institucioneve kushtetuese të legjitimuara në mënyrë demokratike",tha ai.

Maas paralajmëroi se ndërhyrja ushtarake vë në rrezik arritjet e Mianmar drejt demokracisë.

"Gjermania, së bashku me partnerët e saj të BE-së, riafirmon mbështetjen e saj për demokratizimin e mëtejshëm të Mianmarit dhe përpjekjet e qeverisë civile për të promovuar paqen, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin ekonomik në Mianmar. Pres që udhëheqja ushtarake të respektojë vullnetin demokratik të popullit të tyre dhe të njohë rezultatin e zgjedhjeve të 8 nëntorit 2020", shtoi ai.