Vrasje profesionistësh/ Gjendet një automatik në ‘Range Rover’-in e djegur në Fier

Gjendet një armë zjarri në makinën e djegur, e cila mendohet se është përdorur për kryerjen e atentatit sot në Fier, ku mbeti i vrarë Shkëlzen Kastrati.

Bëhet fjalë për një automatik, me të cilën thuhet se është qëlluar ndaj 40-vjeçarit.

Policia ka gjetur brenda makinës një armë tip “Scorpion” me silenciator, e cila dyshohet se është përdorur nga autori.

Duket se autorët kanë qenë profesioniëtë pasi viktima është qëlluar me saktësi çka i ka sjellë vdekjen e menjëhershme Shkelzen Kastratit.

Mësohet se arma ishte në brendësi të mjetit tip ‘Range Rover’, që u gjet i djegur sot në Mbrostar, afër vendit ku do të ndërtohet dhe spitali i ri i Fierit.