VIDEO/ Dritan Dajti dërgohet për skaner, blindohet Infektivi, pacientët lihen jashtë

Blindohet QSUT dhe Spitali Infektiv, i njohur ndryshe si COVID 1.

Arsyeja është Dritan Dajti.

Dajti prej disa ditësh në spitalin e burgut për shkak të COVID-19 do t’i nënshtrohet një skaneri për të parë gjendje e tij.

Kjo gjë ka sjellë dhe rritjen e masave të sigurisë tek Infektivi, ku ka prani të madhe të forcave të policisë.

Nga ana tjetër, policia nuk ka lejuar as pacientët që të futen brenda spitalit Infektiv, duke i lënë për më shumë se 40 minuta jashtë në ambulanca.