VIDEO/ ‘Range Roveri’ nga ku u ekzekutua Shkëlzen Kastrati

Ky është ‘Range Rover-i’ nga ku është ekzekutuar Shkëlzen Kastrati në Fier.

Makina është gjetur e djegur në afërsi të vendit ku po ndërtohet spitali rajonal në Fier, dhe është përdorur nga ekzekutorët e Kastratit.

Krimi ndodhi në rrethrrotullimin e Sheqit, e cila është një pikë mjaft e mbipopulluar në qytetin e Fierit. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Fierit, që po krehin zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur ‘Ura e Sheqit’, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip ‘Benz’.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip ‘Range Rover’, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur ‘Mbikalimi i Baltzës’.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.