Trazirat në Kapitol, Trump cakton avokatët që do të udhëheqin ekipin e tij të mbrojtjes

Uashington - Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të dielën emëroi dy avokatë të rinj për të udhëhequr ekipin e tij të mbrojtjes në gjyqin e tij  ku është fajësuar nga Senati, pasi u shkëput papritur nga këshilltarët e tij të mëparshëm.

Avokatët David Schoen dhe Bruce Castor do të kryesojnë përpjekjet e mbrojtjes në gjyqin e caktuar për të filluar më 9 shkurt, tha zyra e Trump në një deklaratë.

Schoen tashmë e kishte ndihmuar Trump dhe këshilltarët të përgatiteshin për procedurat, sipas zyrës së ish-presidentit.

Kurse Butch Bowers dhe Deborah Barberi, dy avokatë të Karolinës së Jugut, nuk janë më në ekipin e Trump, i tha një burim i njohur me situatën, Reuters, të shtunën. Burimi e përshkroi largimin e tyre si një "vendim të ndërsjellë".

Senati amerikan ka marrë në konsideratë një fajësim të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve më 13 janar, ku akuzohet Trump për nxitjen e sulmit më 6 janar ndaj Kapitolit të SHBA-së nga pasuesit e tij, një sulm që la pesë persona të vdekur.

Trump do të paraqesë një përgjigje ndaj akuzave si fajëtor, të martën.

Dyzet e pesë republikanë të Senatit mbështetën një përpjekje, që dështoi javën e kaluar, për ta ndaluar gjyqin ndajTrump,  një shfaqje e unitetit të partisë që disa e përmendën si  shenjë të qartë se Trump nuk do të dënohej për nxitje të kryengritjes në Kapitol.