Luana Vjollca përfundon në prokurori për shkak të një fansi

Moderatorja Luana Vjollca ka përfunduar në prokuroi për shkak të një fansi.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për 'Ballkanweb' se prezantuesja shumë e ndjekur dhe e komentuar ka denoncuar një fans që e përndjek në Prokurorinë e Tiranës, i cili ishte kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh, për moderatoren.

Kjo është hera e dytë që Vjollca përballet me fansat në organet e drejtësisë.

Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e moderatores dhe këngëtares.

Po kështu mësohet se ajo lëviz me makinë me shofer për shkak të këtyre problemeve.