Takimi i të rinjëve në Urën Vajgurore, Këlliçi: Punë, besim dhe bashkim i atyre që kërkojnë ndryshimin

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka bërë publik me një shenim në facbook detaje nga takimi që ka zhvillura me të rinjtë e Urës Vajgurore.

“Të rinjtë duan projekte konkrete, të prekshme, reale, që mos t'i largohen qytezës së tyre”. “Tomor Alizoti, drejtuesi politik i qarkut Berat, do të punojë bashkë me ta që Ura dhe Berati të çlirohen nga varfëria, shpopullimi dhe harresa”, shruan Këlliçi.

Ja postimi i plotë:

Në Urën Vajgurore, të rinjtë e FRPD me në krye Ledian Dajën, na rezervuan një pritje fantastike. Janë të gjithë të angazhuar maksimalisht për ndryshimin e shumëpritur më 25 prill.

Nuk ka fundjavë pushim. Çdo ditë është një mundësi për kthyer shpresën. Të rinjtë duan projekte konkrete, të prekshme, reale, që mos t'i largohen qytezës së tyre. Tomor Alizoti, drejtuesi politik i qarkut Berat, do të punojë bashkë me ta që Ura dhe Berati të çlirohen nga varfëria, shpopullimi dhe harresa. Duhet puna, angazhimi, besimi dhe bashkimi i të gjithë qytetarëve që mendojnë se ka ardhur koha për ndryshim.

Forca! Bëhemi të gjithë bashkë dhe Shqipëria fiton!