Rati flet për projektin e tij më të ri dhe tregon se për çfarë ndjen nostalgji

Mëngjesin e sotëm,  në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, nën moderimin e gazetarit Flavio Qarri, ishte i ftuar këngëtari Rati.

Rati, ka publikuar pak ditë më parë projektin e tij të fundit të titulluar ‘Nostalgji’.

Dhe në lidhje me këtë projekt ai u shpreh:

“Kam kohë që s’kam bërë balada, baladat i kam pasur fiksim, mendova ta publikoj dhe një baladë por kam dhe shtatë të tjera për te publikuar. Kam punuar gjatë karantinës por njerëzit nuk e kanë shumë mendjen tek muzika.”m

I pyetur nga Flavio se si e ka kaluar karantinën, ai tha se e ka favorizuar zona ku jeton, pasi jeton në zonën e Freskut dhe ka dalë shpesh për vrap, duke qenë një hapësirë që ta jep këtë luks.

Rati tregoi gjithashtu se gjatë kësaj periudhe, ka ndjerë pak nostalgji, pra ka diçka që i mungon nga karriera e tij e gjatë, dhe janë koncertet e tij në Angli dhe Amerikë.

Pjesë nga Intervista:

Flavio: Cili është qyteti në Shqipëri që të pret më mirë?

Rati: Veriu më mirë, Dibra, Burreli, Tropoja, Kukësi, Shkodra.

Flavio: Si e ke menaxhuar jetën sentimentale, konkretisht xhelozinë e gruas, nisur nga profesioni qe ke.

Rati: Ju kam paraprirë gjërave që në fillim. Disa meshkuj kur janë të dashuruar e harrojnë këtë gjë.

Ndërsa në lidhje me shtatë projeketet e reja që pret të sjellë së shpejti, Rati tregoi një detaj dhe tha se të gjitha këngët do të jenë 'alegro'.