Autorët djegin makinën në Mbrostar/ Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, ja historia e përplasjeve ne Fier

Detaje të reja dalin në dritë nga ekzekutimi që ndodhi paraditen e sotme në Sheq të Fierit, ku mbeti viktimë 40-vjeçari Shkëlzen Kastrati.

Burime bëjnë me dije se Kastrati, i cili u ekzekutua sot me dy plumba është vëllai i Klement Kastratit,  të cilit po ashtu i është bërë një atentat 5 vite më parë në Fier, nga i cili mbeti i vrarë një prej miqve të tij Granit Kasaj.

Klement Kastrai i vëllai i viktimës së sotme ka qenë i arrestuar nga policia për gjobvënie dhe trafik droge në Belgjikë dhe në Hollandë.

Klement Kastrati ishte vënë nën hetim dhe për një plagosje të ndodhur më herët në Fier, dhe duket se ngjarja e sotme të jetë vazhdim i përplasjes mes grupeve kriminale.

Shkelzen Kastrati u ekzekutua paraditen e sotme pranë zonës së tregut në Sheq të Fierit, teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij “Mercedes Benz”.

Pasi është qëllura më armë makina ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur me një tjetër mjet.

Policia ka shoqëruar dëshmitarë që mund të kenë parë skemën në të cilën kanë ndodhur krimi.

Ndërkohë, siç raportohet nga Fieri, në vendin ku do të ndërtohet spitali i ri i Fierit po digjet një automjet por që nuk dihet nëse ka lidhje me vrasjen apo jo.

Njoftimi i policisë

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.