Partizani kryen 'goditjen' e fundit në merkato, nënshkruan me...

Partizani ka prezantuar blerjen më të fundit gjatë merkatos së janarit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 23-vjeçar, Roberto Carlos Domínguez Fuentes i cili mbërrin nga kampionati i Bolivisë.

Dominguez ka firmosur me të kuqtë një kontratë 6-mujore me opsion rinovimin për sezonin tjetër.

Njoftimi zyrtar i Partizanit:

ROBERTO DOMÍNGUEZ VISHET I KUQ

Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Roberto Carlos Domínguez Fuentes. 23 vjeçari nga El Salvador mbërrin te Partizani nga kampionati i Bolivisë ku është aktivizuar me skuadrën e njohur të Bolívarit, ku së fundmi është transferuar dhe Armando Sadiku.

Domínguez ka qenë pjesë e ekipeve përfaqësuese të moshave të El Salvador dhe që nga 2015 ai është lojtar i ekipit të parë ku regjistron deri tani 33 ndeshje dhe një gol të shënuar. Domínguez ka firmosur me të kuqtë një kontratë gjashtë mujore me opsion për sezonin tjetër. Lojtari pritet ti bashkohet skuadrës gjatë javës.