Athina shpreh shqetësim të thellë për grushtin e shtetit në Mianmar

Athina të hënën shprehu "shqetësim të thellë" lidhur me zhvillimet në Mianmar ku ushtria ka marrë pushtetin, pas arrestimit të lideres Aung San Suu Kyi dhe anëtarëve të tjerë të lartë të partisë së saj qeverisëse. Qeveria greke gjithashtu nxiti udhëheqjen ushtarake të respektojë vullnetin e popullit të Mianmarit dhe t'i përmbahet normave demokratike.

"Ne shprehim shqetësim të thellë në lidhje me zhvillimet në Mianmar, pas lajmeve për arrestimin dhe ndalimin e laureates së Nobelit, Aung San Suu Kyi, si dhe figurave të tjera politike," tha Ministria e Jashtme e Greqisë në një deklaratë.

"Ne bëjmë thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm, si dhe për të siguruar që vullneti demokratik i njerëzve, siç është shprehur në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020, do të respektohet siç duhet," tha Athina zyrtare.