Çfarë po ndodh në Greqi? Breshëri sulmesh ndaj ATM-ve dhe bankave në agim

Një breshëri sulmesh janë kryer nga individë të panjohur në orët e para të ditës së sotme, 1 shkurt 2021, në ATM dhe degë bankash, në zona të ndryshme të Atikës, duke shkaktuar dëme materiale.

Në veçanti, sipas Policisë autorët kanë goditur nga ora 02:30 deri në orën 05:00 të mëgjesit të sotëm, në zonat: Agios Dimitrios, Galatsi, Patisia, Metamorfosi dhe Nea Ionia.

Policia po  kryen hetime për gjetjen dhe arrestimin e tyre.