Rama mashtron sërish me vaksinat

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes me drejtuesit politikë të PS në qarqe, kryeministri Edi Rama ka folur mbi fushatën e vaksinimit në vend.

Sipas tij, dozat e para të “Pfizer” duhet të vinin në javën e tretë të janarit.

Edi Rama: Jemi shumë afër një marrëveshje përfundimtare me AstraZenecan. Dhe po vazhdojmë kontaktet tona me me disa vende. Janë tre shtete me të cilat ne vazhdojmë kontaktet dhe jemi në rrugë të mbarë. Për momentin mund ta them pa e ekzagjeruar se skenari I vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë.