Ndryshon 3 skuadra për 6 muaj, Cutrone transferohet në Spanjë

Tashmë është zyrtare, Patrick Cutrone është lojtari i ri i skuadrës së Valencias.

Ish-sulmuesi i Milanit ndërron skuadrën e tij të tretë në harkun kohor të 6 muajve, pas aventurës me Fiorentinën, Wolves dhe tani Valencia.

23-vjeçari italian ka kryer vizitat mjekësore dhe është transferuar nga Wolves te skuadra valenciane me formulën e huazimit të thjeshtë deri në fundin e këtij sezoni.

Cutrone ka kaluar vizitat mjekësore dhe është në pritje të kontrolleve anti-COVID, teksa ka firmosur një kontratë 6-mujore.

Lajmin e transferimit të Patrick Cutrones e ka bërë publike vetë klubi i Valencias me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, ku shkruan: “Klubi i Valencias ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Wolves për transferimin e sulmuesit Patrick Cutrone. Futbollisti italian vjen i huazuar deri në fund të këtij sezoni dhe do të bashkohet me shokët e tij të skuadrës pasi të ketë kaluar protokollet anti-COVID-19”.