PSG-ja zbret nga kreu, Pochettino pëson humbjen e parë

Përmbysje epike e Lorinet ndaj Paris Saint Germain. Dy penallti të realizuara nga Neymar Jr nuk u mjaftuan kampionëve të Francës, të cilët u mposhtën me rezultatin 3-2 nga Lorient, që i shkaktoi kështu humbjen e parë trajnerit argjentinas Pochettino në stolin e PSG-së.

Kampionët e Francës pësuan dy gola në 10 minutat e fundit, që i zbritën nga vendi i parë në vendin e 3-të.

Abergel shënoi në minutën e 35-të golin e epërsisë për skuadrën e Lorient, por Neymar me dy penallti në minutat 45 dhe 58-të përmbysi shifrat në favor të kryeqytetasve.

Por atëherë kur PSG po shkonte drejt fitores së radhës, Lorient realizoi dy herë në minutat 80 dhe 91-të me Wissa dhe Moffi, duke i dhënë suksesin skuadrës vendase dhe duke shtangur ekipin e Pochettinos.