I dashuruar pas Zvicrës, këngëtari i famshëm shpenzon 'shifrën e kripur' për një vilë

Këngëtari i njohur amerikan, Robbie Williams, duket se ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në jetën e tij.

Ylli i “Take That” ka shpenzuar 24 milionë paund në një vilë madhështore në Zvicër. Robbie Williams dhe familja e tij u zhvendosën në një fshat të bukur në brigjet e Liqenit të Gjenevës. Ata u larguan për herë të parë në Zvicër vitin e kaluar si një përpjekje për t’i shpëtuar Covid-19.

Dy fëmijët më të mëdhenj janë regjistruar në një shkollë private të Gjenevës dhe artisti është tashmë një anëtar në “Golf Club De Genève”. Por sipas gazetës britanike “The Sun”, artisti ka vendosur të shpërngulet në Zvicër. Madje, raportohet se ka blerë një vilë për 23.9 milionë dollarë.

The Sun shkruan se ai arriti një marrëveshje për vilën 356 metra katrorë me biznesmenin Nicolas Brunschwig gjatë një loje golfi.“Robbie dhe familja e tij janë të kënaqur. Ata e duan ritmin e jetës këtu. Ata e duan hapësirën dhe liqenin afër. Lagjia është mësuar me banorë të pasur dhe privatësia e tyre respektohet plotësisht.”, është shprehur një burim.