VIDEO/ Aksidenti me dy të plagosur, shihni si kanë përfunduar mjetet

Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Librazhd, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi në Labinot Fushë rreth orës 08:45. Në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe dy autovetura dhe si pasojë e përplasjes mes tyre kanë pësuar dëmtime të rënda.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti i trefishtë ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të njërës prej autoveturave.

Policia ka dokumentuar provat në vendin e ngjarjes për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që sollën këtë aksident. Fatmirësisht gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën.