", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Shtyhet ndeshja e Ligue 1, tifozët sulmojnë qendrën stërvitore të klubit francez

E planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e së shtunës (21:00), ndeshja mes Marsejës dhe Rennes u shty pas sulmit të dhunshëm të tifozëve në qendrën stërvitore të klubit vendas.

Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në ato të postuara nga gazeta lokale “La Provence” shiheshin tifozë që hidhnin flakadanë dhe përpiqeshin të futeshin me forcë brenda qendrës stërvitore La Commanderie.

E përditshmja sportive L'Equipe raportoi se lojtarët e Marsejës ndodheshin brenda qendrës stërvitore ne momentin e ngjarjes dhe se mbrojtësi Alvaro Gonzalez u godit nga një flakadanë në momentin që po shkonte tek mbështetësi për të folur. Nuk u dhanë detaje të tjera.

Ligue 1 akoma nuk ka caktuar një datë e re për ndeshjen.