Meghan Markle nuk do ta shoqërojë Princin Harry-n në Londër këtë verë

Ndërsa Princi Harry pritet të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të Princit Philip dhe Trooping of Colour në Qershor, si dhe në zbulimin e shumëpritur të një statuje në kujtim të princeshës Diana në Pallatin Kensington në Korrik, një raport i ri thotë se gruaja e tij, Meghan Markle dhe djali Archie, do të qëndrojë në Kaliforni.

Burimet i thanë Daily Mail se ajo nuk do të marrë pjesë për arsye "personale dhe praktike".

"Duhet të theksohet me forcë se ekziston ende një element pasigurie  për shkak të situatës së paparashikueshme COVID" , tha një burim. 

"Ky është një vendim personal dhe praktik nga çifti, por sigurisht që do t'i ndihmojë zyrtarët të lundrojnë në atë që ka të ngjarë të jetë një situatë mjaft e ndërlikuar," shtoi burimi.

Kjo verë do të shënojë herën e parë që Harry do të shohë familjen e tij që nga fillimi i Marsit. Familja Mbretërore, nuk e ka parë Archie-n që kur ai ishte gjashtë muajsh.