Përfundon aventura e Khedira-s tek Juventus, mesfushori kthehet në Bundesliga

Pas 5 viteve e gjysmë, Sami Khedira e mbyll aventurën me Juventusin.

Mesfushori 33 vjeçar, gjashtë muaj para skadimit të kontratës me klubin bardhezi, ka preferuar të vijojë karrierën diku tjetër, pasi nuk po gjen hapësira në skuadrën e Pirlo-s.

Ai është shumë pranë kthimit në Gjermani dhe ditën e sotme pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore tek klubi i Hertha Berlin, raporton “Kicker”. Pas ekzaminimeve, Khedira do të hedh edhe firmën mbi kontratë.