DETAJE/ U godit nga një makinë bashkë me gruan e tij, ndërron jetë 67 vjeçari

Një aksident i rëndë është shënuar në mbrëmjen e djeshme në unazën e brendshme të qytetit të Fierit.

Një automjet përplasi një çift bashkëshortësh të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

Ndërkohë mësohet se burri ka ndërruar jetë në mesnatë. Ai është  67 vjeçari I.M. Ndërkohë që bashkëshortja e tij është nisur drejt Tiranës për ndihmë mjeksore më të specializuar. Këtë kanë pohuar për syri.net burime informacioni nga spitali rajonal Fier.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19 të pasdites djeshme pranë kthesës së ETC në inazën e qytetit Fier

Ndërkohë është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. B., dhe po kryhen veprimet procedurale.

Makina që ka shkaktuar aksidentin ishtenjë automjet tip ‘Seat’ me targë AB 868 AJ.

Njoftimi

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:15, në vendin e quajtur "Kthesa e Etc",  shtetasi L. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Seat" ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. B., dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.