FOTO/ Qytetarët në Uashington në radhë për vaksina, pasi pëson difekt frigoriferi me 1.650 doza

Qindra amerikanë iu “sulen” klinikave në Ëashington për ta shfrytëzuar rastin që ta marrin vaksinën kundër COVID-19, pasi një frigorifer ishte prishur dhe mijëra doza rrezikonin të hidheshin në mbeturina nga frika se do të prishen.

Një alarm u ndez të mërkurën kur një frigorifer që mbante 1.650 doza të vaksinës Moderna në Kaiser Permanente të Seattle – që nuk u administrua siç duhet dhe vaksinave pritej t’ju skadonte afati pas disa orëve.

Kështu zyrtarët e spitalit kontaktuan dy universitet dhe qendra medicinale në Ëashington, duke u kërkuar nëse duan të marrin vaksinat dhe t’ua japin qytetarëve më të afërt të atyre zonave.

Qendrat menjëherë bën njoftimin në mediat sociale, duke u kërkuar të gjithëve që duan ta marrin vaksinën që të lajmërohen.

Pa kaluar shumë kohë, turma e qytetarëve u mblodh para dyerve të qendrave – madje disa ishin të veshur me pizhame.