E zyrtarizon Partizani/ Sulmuesi largohet nga ‘Demat e Kuq’

Sulmuesi Teofilius Solomon nuk është më futbollist i Partizanit.

Lajmi është konfirmuar nga klubi kryeqytetas, ndërsa nigeriani ka ndërprerë bashkëpunimin me 16-herë kampionët e Shqipërisë.

Solomon realizoi në  një  sezon e gjysmë  11 gola me Partizanin.

Njoftimi i plotë i Partizanit:

FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Theophilus Solomon. Sulmuesi 25 vjeçar dhe klubi kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre. Solomon iu bashkua skuadrës përgjatë sezonit 2019– 2020 duke realizuar edhe 8 gola me fanelën e kuqe.
Klubi falenderon Theophilus Solomon për kontributin e dhënë me skuadrën, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive.