Përfundojnë verifikimet, Interi gati të bëhet me pronarë të rinj

Momenti i së vërtetës po afron për sa i përket të ardhmes së Interit. “BC Partners” është duke verifikuar me kujdes llogaritë e “Suning” dhe nga momenti në moment pritet të vijë edhe një ofertë konkrete për të marrë në pronësi një nga klubet më të mëdha në Europë.

Nja nga hapat e parë mund të jetë blerja e menjëhershme e të gjitha aksioneve. Një tjetër mundësi do të ishte blerja pjesë-pjesë e tyre në një periudhë 12-24 muaj. Në lojë është edhe “Goldman Sachs”, një fuqi tjetër e madhe ekonomike që është gati të investojë në klubin ziklatër. Nikos Statopulos mendohet t’i ketë ofruar “Suning”-ut që të blejë 51% për qind të aksioneve, ndërsa këta të fundit do të qëndronin në minoritet me 49%. Edhe pse kjo nuk do të ishte aspak e lehtë duke parë pengesat që vijnë nga Kina. Dy gjëra janë të sigurta, e para, kjo nuk do të jetë e gjatë. Epola e kinezëve është pothuajse drejt fundit në pa mundësi për të investuar në Europë për shkak të bllokimit nga qeveria vendase.

Është vetëm një çështje kohe ku “Bc Partners” dhe “Suning” të ulen ballë për ballë dhe të vendosin përfundimisht për të ardhmen e klubit italian. Presidenti aktual, Stiven Zhang pritet të vijë në Milano për të parë një ndeshje të zikaltërve, heqja dorë nga Interi nuk do të jetë e lehtë për të, duke parë lidhjen e ngushtë që ai kishte krijuar me klubin zikaltër në vitet e fundit. Titulli mund të jetë dhurata e fundit që “Suning” mund t’i bëjë tifozëve të Interit përpara se të largohet përfundimisht. Javët e ardhshme do të jenë deçizive për zikaltrit jo vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj./panorama sport