Juventusi ngjitet në vendin e 3-të, bardhezinjtë mposhtin Sampdorian

Juventusi ka fituar 2-0 në transfertë kundër Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-t në Serie A.

“Bianconerët” nuk kanë lënë hapësirë për gabime dhe kanë triumfuar për tu ngjitur në vendin e tretë në tabelë.

Ndeshja ishte shumë e vështirë për “Zonjën e Vjetër”, fillimisht ishte Federico Chiesa i cili shënoi në minutën (20’). Pjesa e parë përfundoi me rezultatin minimal të Juves.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, Pirlo bëri disa zëvendësime pasi pa që skuadra nuk mund të kombinonte lirshëm. Goditjen përfundimtare e dha Aaron Ramsey në minutën (90+1’), nga një asistim i Juan Cuadrados.

Pas kësaj fitore, Juventusi qëndron në vendin e 3-të me 39 pikë të grumbulluara.