", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

ZYRTARE: El Shaarawy transferohet tek Roma, ja deklarata e tij

Stephan El Shaarawy është lojtari më i ri i Romës.

El Sharaawy kishte qëndruar në Dubai, ku ishte vetizoluar dhe kishte mbajtur një regjim stërvitor individual, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19. Edhe El Shaarawy është shprehur shumë i entuziazmuar me rikthimin e tij në Romë.

“Kur erdha në fillim tek Roma, me la përshtypje qyteti dhe klubi dhe nuk u mendova dy herë për rikthimin. Kur u largova nga këtu, kuptova që e kisha në zemër. Tani do të jap gjithçka për këtë fanellë”, tha Shaarawy.

“Faraoni” ishte pjesë e Romës nga viti 2016 deri në vitin 2019 ku u transferua në Kinë.