Teliti: Me taksën e sheshtë 9 % të gjithë të punësuarit do paguajnë 13-23 % më pak

Drejtori i Kabinetit të Kreut të PD-së, Dorian Telili i është përgjigjur Ministrit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, pasi ky i fundit sulmoi programin ekonomik të PD të prezantuar nga Lulzim Basha.

Teliti i është përgjigjur me fakte Ahmetaj, lidhur mbi taksën e sheshtë, sigurimet shoqërore dhe planin për rindërtimin

Përgjigje për Ahmetaj.                

1. Me taksën e sheshtë 9% mbi pagat të gjithë të punësuarit do të paguajne më pak sesa sot (13-23%), pasi ne do të ruajmë FASHËN EKZISTUESE të përjashtimit të 30mijë lekshit të parë.

Çdo biznes i madh me taksën e sheshtë 9% mbi fitimin do ketë më shume para për investime e hapje vendesh të reja pune (jo thjesht formalizime si këto 8 vite të zymta për ekonomine shqiptare).

2. Jemi PRO RINDËRTIMIT, por KUNDRA ABUZIMIT, pasi një grusht njerëzish afër qeverisë po marrin pa garë çdo tender.

3. Ne do t’i ulim në 18 % sigurimet shoqërore, do ulim edhe çmimin e karburantit, pasi paratë që sot i çoni për PPP e për mobilime zyrash, ne do ti çojmë te biznesi i ndershëm i këtij vendi.