Makina përplas çiftin e bashkëshortëve në Fier

Një aksident i rëndë është shënuar në mbrëmje në Unazën e brendshme të qytetit të Fierit.

Një automjet mësohet se ka përplasur një çift bashkëshortësh të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

Makina që ka shkaktuar aksidentin është një automjet tip ‘Seat’ me targë AB 868 AJ.

Nuk ka ende raportime për gjendjen e bashkëshortëve të aksidentuar.

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:15, në vendin e quajtur "Kthesa e Etc",  shtetasi L. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Seat" ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. B., dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.