PD: PS, partia e parë shqiptare që hyn në zgjedhje kundra BE-së dhe po çon vendin drejt Lindjes

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Arben Kashahu, duke komentuar sulmet antieuropiane të Ramës në deklaratat e tij tha ndër të tjera në Syri Tv, që kjo është hera e parë që një parti në Shqipëri hyn në zgjedhje si euroskeptike dhe që kryetari i saj kryeministër i vendit i ka kthyer marrëdhëniet insitucionale ndërshtetërore në marrëdhënie personale.

‘Hera e parë që një parti në Shqipëri hyn në zgjedhje si parti euroskeptike, hera e parë që një udhëheqës politik në pushtet i fton shqiptarët të shohin drejt tregjeve dhe bashkëpunime në rajone të tjera të largëta me Europën, hera e parë që raporti i progresit i BE e paraqet Shqipërinë si shtet që rrezikon të prodhojë destabilitet në rajon, dhe që ka një mbështetje kaq të ulët nga BE, i ka kthyer marrëdhëniet institucionale ndërshtetërore në marrëdhënie personale’’