Greqi/ 15 viktima dhe 795 rastet e reja me Covid

Greqia ka regjistruar 795 rastet e reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Gjithashtu ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se si pasojë e koronavirusit, humbën jetën 15 qytetarë.

Nga numri total i të infektuarve, 124 raste raportohet të jenë konfirmuar në Athinë , 41 në Atikën lindore, 61 në veri  dhe 44 në perëndim.

Numri total i viktimave në vend shkon në 5,779, kurse 257 pacientë janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Numri i përgjithshëm i rasteve është 156,473, nga të cilat 52.0% janë burra.