Milani mban kreun e Serisë A, triumfon ndaj Bolognas

Milan ka fituar 2-1 ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-t në Serie A.

Këtë ndeshje “Rossonerët” krijuan shumë raste, edhe Ibrahimovic pati shansin të shënojë golin e 500 në karrierë por që humbi penaltinë.

Në minutën e (26’) u akordua penalti për Milanin, suedezi nuk arriti ta konkretizojë, por afër aty ishte Ante Rebic që i dha avantazhin skuadrës së tij. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Milanit.

Pjesa e dytë filloi me tensione, Mihajlovic u përjashtua në minutën (55’) pas protestimeve të shumta për penaltinë e dytë.

Në këtë minutë, u akordua penaltia e dytë, pas një prekje me dorë ku topin e kishte Ibrahimovic, por që, këtë herë suedezi e la Kessien të marrë për sipër, Kessie shënoi (55’).

Vendasit e morën iniciativën pastaj, ish lojtari i Milanit, Poli shënoi në minutën (81’).

Pas kësaj fitore, Milani kryeson Serinë A me 46 pikë, ndërsa Bologna mban vendin e 13-të me 20 pikë.