Tjetër vetëvrasje në Sarandë, dyshohet se 52-vjeçari piu fotoksinë

Këtë të shtunë, një 52-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Sarandës, ku ai kishte shkuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L. B., 52 vjeç, i cili kishte konsumuar lëndë të dyshuar fotoksinë.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.