VIDEO/ Incident në Mitrovicë, serbët presin me protestë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Një grup serbësh i kanë ndërprerë vizitën në veri të Mitrovicës, kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Vizita është shoqëruar me incidente. Aty shihen dhjetëra serbë teksa brohorasin dhe u prishin vizitën e dy politikanëve kosovarë.

Në shoqërinë e Kurtit dhe Osmanit shihen edhe kandidatët për deputetë nga lista e përbashkët.