Politico: Baza e Trump është 'duke u forcuar' që kur u largua nga detyra! Fajësimi vetëm do ta fuqizonte atë

‘Njerëzit nuk duan të dëgjojnë asgjë kundër Trump pasi doli jashtë Shtëpisë së Bardhë në DC’, thotë reporteri i ‘Politico’.

Ish Presidenti Donald Trump në të vërtetë ka fituar - pa humbur - ndikim politik që nga largimi nga detyra, pohoi të premten një vëzhgues politik.

Vëzhgimi i reporterit të Politico, Tara Palmeri bie në kundërshtim me supozimet e shumë vetave në institucionin D. Washington dhe mediat kryesore.

"Njerëzit nuk duan të dëgjojnë asgjë kundër Trump", tha Palmeri gjatë një paraqitje në MSNBC.

"Në të vërtetë, sa më shumë që ai të qëndrojë larg medias, aq më shumë bëhet ‘dëshmor’”./ FoxNews/