VIDEO SYRI TV/ Kamikazë në timon, 19 të vdekur dhe 30 të plagosur vetëm në janar

Plot 19 jetë shqiptarësh janë humbur  në aksidentet rrugore përgjatë muajt janar dhe mbi 30 të tjerë, kanë mbetur të plagosur.

Akset më problematika janë; Milot-Rrëshen, Milot-Lezhë dhe Elbasan-Peqin. Sipas policisë, shkak i aksidenteve janë shpejtësia dhe `rrugët e lëna rrugëve`.

Aksidenti më tragjik u regjistruar me 14 janar në aksin Milot Rrëshen, ku tre pjesëtarë të një familjeje në Kosova humbën jetën së bashku me nipin e tyre.

Konkretisht nga përplasja fatale kanë humbur jetën Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj 34 vjeç dhe dy fëmijët Klejdi Koçi 11 vjeç dhe Medina Avdiaj, 5 vjeç. E plagosur rëndë mbeti vajza tjetër e familjes Avdiaj.

Ndërkohë në datën 4 janar u shënuan tre aksidente rrugore në Elbasan, Lezhe e Ersekë, me një bilanc fatal prej 4 të vdekurish dhe 10 të plagosurish.

Në datën 25 janar u regjistruan 6 aksidente në Vlorë, Rrogozhinë, Elbasan, Tiranë dhe Pogradec, teksa bilanci i tyre ishte një i vdekur dhe 8 të plagosur.

 Aksidentet më të shumta kanë ndodhur kryesisht në rrugët nacionale, ndërkohë nuk kanë munguar edhe aksidentet në qytete e zona urbane, ku më fatali ishte ai i datës 17 janar ku një 10 vjeçare u përplas për vdekje nga një automjet përpara banesës saj në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet.

“Rrugët e lëna rrugëve” janë gjithashtu ndër shkaktarët  kryesor të aksidenteve, kur në hartën e zezë sa i përket aksidenteve kryesojnë akset, Milot - Rrëshen dhe Milot Lezhë, të cilat janë me nga një korsi dhe fluks të lartë qarkullimi.

Problematike janë edhe akset Fushë-Krujë Tiranë dhe Fushë Krujë -Vorë, të cilat prej dekadash funksionojnë vetëm me nga një korsi. Ndërkohë ndër akset më të rrezikshme është edhe ai që lidh Elbasanin me Peqinin, ku janë shënuar disa aksidente me pasoja fatale në jetë njerëzish.

Kamikazët në timon janë shkaku tjetër i aksidenteve rrugore, teksa kjo video që shihni i përket një aksidenti të ndodhur pranë televizionit publik shqiptar. Një BMË luksozë në timonin e së cilës ishte nipi i një zyrtari të lartë të policisë, pasi kalon semaforin me të kuqe, përplaset me një mjet tip Skoda.

Përplasja ishte fatale, por dy drejtuesit e mjeteve shpëtuan me lëndime dhe fatmirësisht nuk u lënduan kalimtarët.

Pavarësisht kësaj situatë policia rrugore nuk ka dalë më një plan të përforcuar masash, për parandalimin e aksidenteve rrugore.