", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Merr flakëspitali më i madh në Kili, evakuohen gjithë pacientët

Zjarrfikësit nga Santiago në Kili konfirmuan se një zjarr i madh shpërtheu herët këtë mëngjes në spitalin kryesor të San Borja Ariaran.

Alarmi ra rreth orës shtatë të mëngjesit dhe ende nuk ka të dhëna për viktimat, ndërsa të paktën shtatë zjarrfikëse me 37 kamionë dhe më shumë se njëqind ushtarë po përpiqen të lokalizojnë zjarrin.

Procedura e evakuimit tashmë është duke u zhvilluar midis krahut verior të kompleksit spitalor dhe oborrit, dy pjesë që janë larg flakëve, sipas burimeve nga Shërbimi Kombëtar i Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gazeta "El Mercurio".

Sipas burimeve, zjarri ka rënë në katin e tretë të këtij institucioni shëndetësor, në magazinën pranë repartit të fëmijëve.

Ekzistojnë gjithashtu prova të dëmtimit serioz të impiantit pikërisht sipër këtij departamenti, gjë që u konfirmua nga rrjeti i informacionit emergjent kilian.

Ministri i Shëndetësisë Oscar Enrique Paris Mancilla është afër "për të verifikuar dëmin e shkaktuar nga zjarri dhe për të koordinuar punën me stafin e spitalit dhe zjarrfikësit", thuhet në deklaratën që u botua në Twitter.