Të dielën, reshje shiu me rrebeshe dhe stuhi

SHMU njoftoi të shtunën në mesditë se moti i paqëndrueshëm vijon të ndikojë dhe për ditën e nesërme dhe ditën e hënë mbi vendin tonë.

Dita e diel nis me mot të kthjellët dhe gradualisht shtim vranësirash deri të dendura në orët e mesditës shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale. Pas orëve të drekës dhe kryesisht ato të pasdites, reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veri e jug. Kohëzgjatja e reshjeve intensive do të jetë kryesisht nga orët e drekës deri ato të pasdites. Më pas itensiteti i reshjeve bie dhe bëhen mesatare në të gjithë territorin. Borë në lartësitë mbi 1000 m.

Moti i vranët vijon edhe ditën e hënë. Por, për këtë ditë reshjet do të jenë të herëpashershme (lokalisht të vazhdueshme) në të gjithë territorin me intensitet të ulët dhe measatar. Intensiteti mesatar do të jetë kryesisht në zonën e veriut dhe jugut. Përsëri edhe për këtë ditë në lartësitë mbi 1000 metër do të ketë reshje të dobta dëbore.
Ju urojmë një ditë të mbarë!