Morena Taraku përfundon në spital

Këngëtarja Morena Taraku ka merakosur së fundmi fansat e saj, pasi ka ndarë një foto nga spitali.

Ajo ka treguar se po bën një serum, teksa qëndron e shtrirë në shtratin e spitalit.

Në një kohë kur Covid-19 është armiku më i madh i njerëzimit, mendja na shkon menjëherë tek infektimi i Morenës.

Megjithatë, urojmë që gjendja e saj të mos ketë lidhje me virusin, pasi as vetë këngëtarja nuk ka përmendur më herët të jetë infektuar apo të ketë pasur simptoma.

Shumë shpejt, Morena do të vijë në bashkëpunim me reperin Fero, me një projekt të cilit ende nuk ia kanë zbuluar titullin.