Tiranë: Grabitqari tmerron me pistoletë lodër kalimtarin për t'i rrëmbyer celularin

Në Tiranë, një djalë 21 vjeç me iniciale Xh.Sh iu trimërua një kalimtari në rrugë dhe duke e kërcënuar me një pistoletë lodër, i ka rrëmbyer celularin.

Por duket se viktima ka qënë i shpejtë për të njoftuar Policinë, pasi grabitqari i armatosur u arrestua nën dyshimin se kishte armë.

Doli se pistoleta kishte qënë lodër, por thika që iu gjet në xhep nga Policia ishte e vërtetë.

Kështu, Komisariati  nr.1 u Policisë së Tiranës e arrestoi Xh.Sh për dy vepra penale.