Autobuzi përplaset me kontejnerin, humbin jetën 53 persona

53 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti mes një autobusi dhe një kontejneri me lëndë djegëse në Kamerun.

Aksidenti u regjistrua në orën 3 të mëngjesit në afërsi të qytetit Cliff i Dschang.

Autobusi i përkiste agjencisë “Menoua”, një agjenci interurbane që operonte në zonë. Të plagosurit, mes të cilëve edhe fëmijë janë dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt.

Si pasojë e përplasjes së fortë kamioni dhe autobusi shpërthyen në flakë, ndërkaq kanë nisur menjëherë hetimet.

Muajin e kaluar 37 persona, përfshirë katër fëmijë, vdiqën kur një autobus goditi një kamion në rrugën Yaounde-Bafoussam në Kamerun