FOTO/ Lindsay Lohan kapet ‘mat’ me të dashurin e ri në një klub nate në Athinë

Pas kësaj fotoje, aktorja e njohur amerikane Lindsay Lohan, nuk do mund ta mohojë marrëdhënien e saj me biznesmenin e njohur grek, Dennis Papageorgiou, për të cilin javë më parë ajo tha se janë thjesht miq.

Dyshja janë fotografuar  duke shkëmbyer puthje së bashku ne një klub natë në Athinë  mbrëmjen e të dielës.

Thashethemet për një romancë mes tyre linden gjatë muajit korrik të verës që lamë pas, kur aktorja u fotografua në ishujt greke në krahë të Papageorgiou.

Kujtojë se në atë kohë 30 vjeçarja sapo i kishte  dhënë fund fejesës së saj me të fejuarin e dhunshëm  Egor Tarabasov./Syri.net