Falsifikonin pasaporta me cilësi të lartë, Silvester Stallonen e përdornin si reklamë

Katër anëtare të një bande janë akuzuar për krime të lidhura me falsifikimin e pasaportave, në qytetin e Plovdiv, Bullgari.

Pasaporta në emrin e Stallones, që i dha ‘Rocky’ kombësinë bullgare, është gjetur gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej anëtarëve të bandës.

Prokurorët besojnë se kjo pasaportë ka shërbyer si një shembull i cilësisë së lartë të mjeshtërisë së tyre në falsifikimin e dokumentave.

Kërkimi ishte pjesë e një operacioni policor të kryer më parë në disa rajone Bullgare me pjesmarrjen e agjentëve të Shërbimit Sekret të SHBA dhe të ndihmuar nga Europol.

Përveç pasaportës së Stallones janë gjetur dokumenta të tjera të rreme të identitetit bullgar, patenta shoferësh dhe mijëra kartëmonedha të falsifikuar me cilësi të lartë ,100 dhe 50 dollarëshe.