Rama mbrojti oligarkët, Basha reagon ashpër: Me kë tallet ky?!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë dhe ashpër pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të bëra paraditen e sotme nga Korça për oligarkët, të cilët i mbrojti dhe theksoi se ata do të përfitonin më shumë nëse zbatohet program ekonomik i Partisë Demokratike.

“Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb”, shkruan Bashan në Twitter.