McKennie në fushë ndaj Spal, hajdutët i bastisin shtëpinë

Jo vetëm famë dhe lavdi, por edhe episode negative dhe shpesh të frikshme. Futbollistët, apo ish-futbollistët, veçanërisht vitet e fundit, kanë rënë pre e grabitjeve.

Ka shumë profesionistë të futbollit që kanë pësuar grabitje në shtëpitë e tyre apo edhe sulme në rrugë. I fundit në listë është mesfushori i Juventusit Ëeston McKennie. Amerikani u "mirëprit" nga kriminelët e Torinos.

Hajdutët kanë shfrytëzuar rastin e ndeshjes së të mërkurës midis Juventus dhe Spal (4-0) në Kupën e Italisë, për të hyrë në vilën e tij në Strada Valpiana.

Grabitësit kishin hapur me forcë dritaren e banjos pa u parë nga banorët e tjerë të kompleksit të banimit, duke i marrë sende dhe rroba me vlerë.

 Për Mckennie, ishte një mbrëmje e lumtur dhe e qetë, ose të paktën derisa të kthehej në shtëpi, ku vuri re se i mungonin disa nga sendet personale.