VIDEO/ Di Maria ‘turpëron’ trajnerin Pochettino, ia fut topin poshtë këmbëve. Ja reagimi epik i skuadrës

Paris Saint-Germain po kryen përgatitjet e fundit përpara sfidës së nesërme ndaj Lorient në Ligue 1.

Mirëpo gjatë këtyre përgatitjeve ka ndodhur një moment tepër interesant, ku për protagonist ka patur trajnerin e skuadrës, Mauricio Pochettino dhe sulmuesin Angel Di Maria.

Lojtarët e ekipit dhe trajneri po luanin me një në mes. Ai që duhej t’i kapte topin të tjerëve ishte pikërisht Pochettino, të cilët i është dashur të përballet me klasin e lojtarëve të ekipit parizien.

Për ‘fatin e tij të keq’, tekniku i skuadrës argjentinas është ‘turpëruar’ nga bashkombasi i tij, Di Maria, i cili ia ka futur topin poshtë këmbëve. Ky veprim i Di Marias ndaj trajnerit shkaktoi të qeshura të mëdha te pjesa tjetër e skuadrës. Kuptohet e gjitha ishte në sensin e shakasë midis tyre.

Këto pamje bënë xhiron në rrjetë dhe komentet ishin të shumta.