Futbollisti i Bilbao-s rezulton pozitiv me koronavirus, humb sfidën ndaj Barcelonës

Athletic Bilbao përmes një postimi në faqen zyrtare, ka bërë të ditur se futbollisti, Inigo Vicente ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mesfushori është mirë dhe në përputhje me protokollin është izoluar në shtëpi. Ai do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Barceelonës në La Liga.