Një klub amerikan ka gjetur zgjidhjen për tifozat e tij, ja cili është plani

Prej më tepër se 9 muajsh stadiumet në të gjithë botën janë mbyllur si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirus. Ndërkohë një gjetje gjeniale vjen nga Amerika, ku sporti më i ndjekur është padyshim NBA.

Klubi i Majemi Hit ia ka dale më në fund të hapë pallatin e sportit për tifozët e vet, duke pranuar një numër të kufizuar. Nuk munguan kontrollet, masat sanitare, distancimi social apo maskat, por ajo që ra më shumë në sy ishte se në vend që të fusin shtupa në hundë për të identifikuar personat me COVID-19, të pranishmit u kontrolluan nga qentë zbulues COVID-19 të cilët do përdorin hundët e tyre për të marrë rezultate brenda 10 sekondave.