Puthja e Teas me Beartin, Fatma Haxhialiu i bën thirrje publikut: Jepjani dashurinë...

 Fotografitë e Teas dhe Beartit duke u puthur kanë qarkulluar kudo në rrjet dhe mijëra komente janë bërë.

Vetë Bearti pranoi se ai dhe Tea janë të lidhur dhe duhen, ndërsa Andi u shpreh se i kanë kërkuar të dalë çift me Tean nga programi.

Opinionistja e “Përputhen Prime”, Fatma Haxhialiu ka reaguar me një postim në Instagram rreth çeshtjes në fjalë.

Ajo i ka bërë një thirrje publikut, që të mos bëjnë idhull këdo që shikojnë në televizor dhe atë kohë dhe dashuri t’ua japin familjes.

“Morali është: Mjaft bëtë idhull ça shikoni në tv dhe atë kohë e dashuri jepjani atyre që  ju kanë bërë kokën, se me para jepni jetën per Tean, Bean, Lean se sa për njerëzit e shtëpisë”, ka shkruar Fatma.